Shkup, 13 qershor – Qeveria pret që të gjithë faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë të mbledhin kapacitete të mjaftueshme demokratike dhe të kuptojnë se ky është një moment kyç për Maqedoninë dhe për integrimin e saj në BE dhe në NATO, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, pas takimit të sotëm të shkurtër të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me presidentin Gjorge Ivanov dhe reagimet e opozitës për marrëveshjen me Greqinë.
“Kryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme ishin te presidenti Ivanov. Takimi ishte i shkurtër. Është dorëzuar dokumenti deri te presidentit, pas çfarë ka shprehur dëshirë menjëherë ta braktisë takimin. Presim të gjithë faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë të mbledhin kapacitete të mjaftueshme demokratike të kuptojnë se ky është një moment kyç për Maqedoninë dhe integrimin e saj në BE dhe në NATO”, tha Boshnjakovski.
Paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive dhe t’i sqarojë benefitet dhe punët pozitive të cilat dalin nga marrëveshja që do të shpallet publikisht pas seancës së ardhshme të Qeverisë, e cila në mënyrë shtesë do të caktohet.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka një qëllim të qartë të projektuar. ndodhemi në një moment kyç, historik për Republikën e Maqedonisë, për qytetarët, para nesh ndodhet perspektiva evropiane. presim të bëhemi anëtarja e tridhjetë e NATO-s. Shtiza së shpejti të vendoset dhen presim në të të valojë flamuri i Maqedonisë. Presim që të gjitha subjektet politike të jenë të vetëdijshme, të dinë në çfarë gjendje politike ndodhemi për momentin”, tha Boshnjakovski në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri.