Shkup, 10 prill – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlerëson se Presidenti, Gjorge Ivanov nuk mund t’i falë të dënuarit për ngjarjet e “27 Prillit”, për shkak se me këtë do të shkilte Kushtetutën dhe ligjet, raporton Koha.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në takimin e së mërkurës me gazetër tha se Qeveria nuk pret që Ivanov “të marrë guximin edhe ta bëjë një gjë të tillë”.
“Ka dy arsyet për shkak të së cilave nuk mund të aplikohet procedurë për falje nga ana e shefit të shtetit, procedura bëhet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë. Duke marrparasysh se nuk ekziston mundësi ligjore për falje nga ana e shefit të shtetit, procedura zhvillohet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Nuk ka bazë ligjore për falje pa procedurë paraprake në këtë ministri”, tha Boshnjakovski.
Ai kujtoi se është fshirë neni 11 nga ligji për falje, i cili parashikonte një procedurë të tillë nga ana e Presidentit të shtetit.
“Me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016, neni 11 nuk është kthyer në ligjin për falje, nuk ka ‘mbijetuar’, siç thuhet me vokabular gjyqësor, kështu që nuk ekziston në sistemin juridik të shtetit tonë”, thotë Boshnjakovski.
Procedura e dytë, siç theksoi zëdhënësi i Qeverisë, është fakti se kemi zgjedhje presidenciale dhe në këtë periudhë nuk ekziston mundësi se si të bëhet falja.
“Deri më tani në Ministrin e Drejtësisë nuk ka arritur asnjë kërkesë për falje nga të dënuarit për ngjarjet e 27 Prillit. Gjithçka që mund të ndodh jasht këtyre kornizave do të ishte shkelje e ligjeve dhe Kushtetuës. Nuk pres që Presidenti do të merrë guximin që të bënë një gjë të tillë”, the Boshnjakovski. (koha.mk)