Shkup, 20 qershor – Është koha që të gjitha institucionet politike në Maqedoni, përfshirë edhe presidentin Ivanov, të tregojnë përgjegjësi politike elementare për momentin në të cilin ndodhet Republika e Maqedonisë, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski lidhur me deklaratën e sotme me shkrim të presidentit Gjorge Ivanov se qëndrimi i tij për marrëveshjen për emrin mbetet i pandryshuar dhe thirrja deri te kryeministri Zoran Zaev menjëherë të ngritë procedurë për impiçment kundër tij.
Boshnjakovski edhe një herë përsëriti se qytetarët në referendum do ta thonë fjalën e fundit dhe se vullneti i tyre do të jetë obligues për të gjitha subjektet politike në shtet.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum do të jetë obligues i subjekteve politike. Por, që qytetarët lirisht ta shprehin vullnetin e tyre, nevojitet ambient politik që do t’ua mundësojë. U bëjmë apel të gjithë subjekteve politike t’u lënë hapësirë qytetarëve t’i paraqesin argumentet e tyre në opinion. Le t’i bindin në çfarëdo qoftë që mendojnë se është e drejtë. Qytetarët janë ata të cilët do të vendosin”, tha Boshnjakovski në konferencën e rregullt në Qeveri.