Qeveria absolutisht e dënon çdo gjuhë të urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut pa dallim nëse është e shfaqur në mediat sociale, në tribuna, në kongrese, në pres konferenca, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Gjithmonë e kemi dënuar gjuhën e urrejtjes dhe edhe në këtë rast e dënojmë, theksoi Boshnjakovski, në pyetjen e gazetarëve lidhur me gjuhën e urrejtjes nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reis Sulejman Rexhepi lidhur me deklaratën që e dha në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të xhamisë për të cilën ai në fejsbukun e tij ka publikuar edhe video.(koha.mk)