Shkup, 3 maj – Qeveria së bashku me Fondin për popullatë të KB-së (UNPFA), do të nënshkruajë marrëveshje me qëllim që të implementohen masa të reja për uljen e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave, informoi sot në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
“Masat përfshijnë zbatimin e trajnimeve në dy maternitetet të cilat përfshijnë 60 për qind të lindjeve në shtet, përmes ndërtimit të kapaciteteve teknike të gjinekologëve dhe mamive, neonatolgëve për shërbime dhe kujdes efikas për foshnja të lindura para kohe, zbatim të praktikave në pajtim me standardet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, theksoi Boshnjakovski.
Theksoi se do të sigurohet mentorim nga konsultues me përvojë të OBSH-së gjatë zbatimit të praktikave për avancimin e shëndetit për foshnjat e lindura para kohe dhe do të bëhet adaptim i protokolleve dhe udhëzimeve klinike, të bazuara në mjekësi.
“Në mënyrë shtesë deri në fund të vitit do të punohen edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të grave shtatzëna dhe familjeve të tyre në lidhje me shenjat e rrezikut nga pasojat e padëshiruara gjatë shtatzënisë dhe lindjes”, tha Boshnjakovski.
Siç theksoi, gjithashtu, bëhet fjalë për mungesë serioze të gjinekologëve që ekziston më shumë se një dekadë në RM, ndoshta dhe më shumë.
“Ajo që është me rëndësi është se punët për momentin nuk i zgjidhim rastësisht, por i zgjidhim në mënyrë sistematike. Nuk mund gjatë natës ose për një, dy , tre e deri në gjashtë muaj, përnjëherë në të gjitha komunat ku ka mungesë të gjinekologëve amë, të gjinden gjinekologë amë. Por, zgjidhja sistematike do të thotë përforcim i kapaciteteve ekzistuese, përforcim i protokolleve dhe shërbimeve të përhershme që i marrin nënat në RM në kapacitetet ekzistuese. Jemi të sigurt se deri në fund të vitit do të kemi rezultate dhe përmirësim të përqindjes, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm, siç paralajmëruan edhe nga Ministria e Shëndetësisë, do të jemi afër edhe deri tek mesatarja evropiane e vdekshmërisë”, tha Boshnjakovski.