Tiranë, 21 nëntor – “Fillimi i punës nga KQZ-ja nuk do të thotë se reforma zgjedhore ka marrë fund. Ajo ende mund të miratohet”, deklaroi sot ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Boshard, pas interesimit të gazetarëve për reformën zgjedhore dhe situatën në KQZ.
“U gëzova shumë kur dëgjova nga kryetari i Partisë Demokratike që Partia Demokratike do të vazhdojë të pjesë në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Megjithatë, koha po ikën. Disa çështje mund të rregullohen në një fazë disi të vonë, por çështje të tjera si depolitizimi i komisioneve zgjedhore apo çështje që shkojnë përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, si për shembull votimi elektronik dhe teknologjitë e reja të votimit në përgjithësi, kanë nevojë për kohë në mënyrë që të bëhen përgatitjet, të trajnohen njerëzit dhe të informohen zgjedhësit. Sa u takon këtyre çështjeve, jemi që tani shumë vonë”, tha Boshard, njofton ata.gov.al.
I pyetur për situatën e përbërjes së KQZ-së, ai tha se, “keni pasur edhe më herët zgjedhje, ku KQZ-ja ka pasur vetëm katër anëtarë, ndërsa tani ka pesë. Thënë kjo, kjo situatë është sigurisht për të ardhur keq. Kjo do të thotë që nuk përdoren të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore”