Uashington, 13 shkurt -Borxhi shtetëror i SHBA-së arriti nivel rekord prej mbi 22 trilionë dollarë, kumtoi Ministria amerikane e Financave.
Sipas Ministrisë, për herë të parë në histori, borxhi shtetëror i SHBA-së ka arritur 22,012 trilionë dollarë, ndërsa vetëm në fillim të shkurtit ai është rritur për mbi 90 miliardë shtesë.
Gjatë 11 muajve të kaluara borxhi amerikan është rritur për mbi një trilion dollarë.
“Ju-Es-Ej Tudej” njofton se në dy vitet e para nga mandati i presidentit aktual amerikan Donald Tramp, borxhi shtetëror i SHBA-së rritet më së shpejti deri tani, që ka të bëjë me reformat e zbatuara tatimore dhe harxhimet e rritura në mbrojtje.
Gjatë vitit fiskal 2018, deficiti buxhetor i SHBA-së është rritur për 17 për qind, duke arritur 779 miliardë dollarë.
Analitikët ekonomikë vlerësojnë se deficiti buxhetor amerikan deri vitin 2020 do të tejkalojë një trilion dollarë, ndërsa borxhi do të vazhdojë të rritet, pasi “harxhimet shtetërore aspak nuk janë nën kontroll”. (koha.mk)