Shkup, 24 janar – LSDM-ja sot përmes kumtesës vlerësoi se është i palejueshëm borxhi i ri i shtetit prej 24 milionë eurosh, duke theksuar se kjo është më shumë se nga detyrimet e mbërritura për pagesë. “Ministri i Financave Kirill Minoski kërkoi 16,1 milionë euro për detyrimet e arritura, por i futi në borxh qytetarët për 24 milionë euro më shumë”, thekson LSDM-ja në kumtesë. Sipas LSDM-së, për 24 ditë është bërë neto borxh i ri prej pothuajse 40 milionë euro, ndërsa Minoski në konferencën ndërkombëtare para disa ditësh ka paralajmëruar se dëshiron të emetojë euroobligacion të ri. “Qytetarët për këtë arsye zgjodhën ndryshime dhe qeveri të re përgjegjëse e cila do të kujdeset për interesat e tyre. Për të gjithë dëmet ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, qëndron në kumtesë.