Qeveria mori borxh në vlerë prej 49,4 milionë euro, shumë e cila nesër duhet të kthehet si borxh i vjetër. Një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se duhet të bëhet riprogramim i borxheve, përkatësisht të vërtetohet për çfarë qëllimi marren borxhet. “Borxhi është në rregull, por sa është e qëndrueshme një politikë e këtillë? Patjetër të ulet niveli i borxhit publik dhe të arrijë në nivel të sigurt. Në vend që paratë të harxhohen për rroga më të larta, pensione dhe subvencione, ato destinohen për investime kapitale produktive” deklaroi Petar Goshev. Goshev vlerëson se në këtë moment për shkak të mbushjes së dobët të buxhetit dhe mungesës së parave, është normale të merret borxh i ri dhe lëshimi i euro- bondit të cilën gjë pushteti në largim e paralajmëroi gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2017. Nga Ministria e Financave thonë se pavarësisht situatës momentale në vend, një ekip i tyre po shqyrton mundësitë për lëshimin e euro- bondit të ri. Ata gjithashtu theksojnë se janë në kontakt me investitorët për t’i mbajtur raportet e mira gjatë huamarrjes së re.