Moskë, 10 dhjetor – Kryesuesi me Këshillin rus Kombëtar për Antiterrorizëm dhe drejtor i Shërbimit për Siguri federale (FSB), Aleksandar Bortnikov sot deklaroi se Agjencia për Zbatimin e Ligjeve duhet të jenë të gatshme që të parandalojnë sulmeve eventuale terroriste me dronë, transmeton gazeta KOHA.
“Në vitin 2020 nevojiten masa shtesë që të neutralizohen paraprakisht kërcënimet e identifikuara dhe menjëherë të reagohet në kërcënimet e përsëritura nga sulmet terroriste, veçanërisht me përdorimin e fluturakeve, si dhe me substanca të rrezikshme kimike, biologjike dhe radioaktive”, theksoi Bortnisov..
Ai shtoi se pakoja e re e masave antiterroriste në territorin e qarkut federal të Kaukazit të Veriut “do të duhej të fokusohej në fillimin e përplasjes përfundimtare me kriminelët e armatosur dhe shefave të tyre”.(koha.mk)