Bruksel, 21 korrik – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Zhosep Borrell e mirëpriti bashkëpunimin e mirë me SHBA-në për dialogun Prishtinë-Beograd pas viteve të tensionit me administratën e Donald Trampit.
I pyetur nga gazetarët nëse ai kishte folur me palën amerikane në lidhje me mosmarrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell tha se ai kishte folur me homologun e tij, Entoni Blinken.
“Tani ka bashkëpunim shumë të mirë në mes SHBA-së dhe Evropës, nuk ka më konkurrencë nga SHBA, ata nuk po përpiqen të dominojnë dialogun, ky është proces i udhëhequr nga BE, ne kemi bashkëpunim të fortë dhe do të ndihmojë”, tha Borrell.
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së u mbajt sot në Luksemburg, duke u përqëndruar në Bjellorusinë dhe sanksionet kundër regjimit të Lukashenkos. Borrell informoi ministrat mbi raundin e fundit të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel dhe shprehu shpresën se një takim i ri mund të jetë i mundur këtë verë.