Një studim i kryer së fundmi i rendit boronicat në krye të listës për aftësitë antioksiduese. Ja cilat janë disa nga arsyet pse ato konsiderohen frutat më të shëndetshme në botë:
Luftojnë plakjen
Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.
Rrisin përqendrimin dhe kujtesën
Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër.
Lehtësojnë diarrenë
Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.
Janë të dobishme për shtatzëninë
Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna.
Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.
Parandalojnë infeksionet urinare
Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve.