Shkup, 30 korrik – Kryeministri bullgar Bojo Borisov më 1 gusht do të qëndrojë për vizitë në Shkup ku së bashku me kryeministrin Zoran Zaev do të shënojnë dyvjetorin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit, njofton Koha.mk
Borisov dhe Zaev do të kenë takim në të cilin do të shqyrtohet përparimi i bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral, ndërsa të dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Goce Delçevit në Shkup. Parashikohet që Borisov në Shkup të takohet edhe shefin e vendit Stevo Pendarovskin.(koha.mk)