Sofje, 20 nëntor – Kryeministri bullgar, Bojko Borisov e urdhëroi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë shtetërore për siguri kombëtare të kryejnë kontroll në pasaportat e dhëna për huajt në pesë vitet e fundit.
Siç lajmëron BTA, Borisov njëherit ka kërkuar hetim urgjent për mënyrat në të cilat janë dhënë pasaportat bullgare për të huajt.
Kërkesa e Borisovit vijoi pasi nga fundi i muajit të kaluar, Prokuroria publike e Bullgarisë njoftoi se ka zbuluar mashtrime gjatë dhënies së pasaportave bullgare për shtetasit e huaj, ku ishte e përfshirë Agjencia shtetërore për bullgarët të cilët jetojnë jashtë vendit.
Në kuadër të këtij hetimi, më 31 tetor u arrestuan drejtori i Agjencisë shtetërore për bullgarët të cilët jetë jashtë vendit dhe 19 nëpunës në këtë institucion.