Sofje, 14 shkurt – Kryeministri bullgar Bojko Borisov shfaqi keqardhje për viktimat në aksidentin e rëndë që dje pasdite ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetovë.
“Me dhimbje e dëgjova lajmin se në rrugën Shkup – Tetovë jetën e kanë humbur 14 persona. U shpreh keqardhje të afërmve të të vdekurve dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve”, deklaroi Borisov.
Në aksidentin e rëndë afër fshatit Llaskarcë dje pasdite u rrokullis autobusi i kompanisë “Durmo turs” në të cilin kanë humbur jetën 14 persona. Qeveria në seancën e saj të jashtëzakonshme mbrëmë ka shpallur dy ditë zie. (koha.mk)