Sofje, 4 maj – Në fjalimin e tij përmes Fejsbukut, kryeministri bullgar në dorëheqje, Bojko Borisov, me koment të plotë për situatën politike, e zgjodhi si theks presionin e migrimit në kufijtë me Greqinë dhe Turqinë, të cilin ai e cilësoi si të “tmerrshëm” dhe e filloi tezën se për dallim të qeverisë së tij, qeveria e përkohshme nuk do të përballet aq mirë.
Ai u paraqit në brifingun e planifikuar të ministrit të Shëndetësisë në dorëheqje me rastin edhe të një dërgese të vaksinave dhe tradicionalisht, paraqitja e tij ishte transmetuar drejtpërdrejtë në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai paralajmëroi pa u pyetur se gjatë ditëve të fundit ka pasur 323 tentime për hyrje ilegale në Bullgari, konkretisht duke ia dërguar porosinë e tij “kundërshtarëve” të tij.
“Presioni është i tmerrshëm, ata po sulmojnë ngado – Greqi dhe Turqi. Ata që do të bëjnë qeveri të përkohshme duhet ta kenë parasysh se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm sa i përket deklaratave tona kur i lut për ndihmë”, tha ai.
Në favor të tezës së tij erdhi një përfaqësues i “Policisë kufitare”, i cili i konfirmoi të dhënat, duke precizuar se ato kanë të bëjnë vetëm me festat, ndërsa nga fillimi i vitit presioni është rritur 4-5 herë.