Borisov hoqi dorë nga mandati i deputetit

70

Sofje, 8 prill – Kryeministri bullgar në largim, Bojko Borisov përmes një video strimi në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se ka dhënë deklaratë te Komisioni Qendror Zgjedhor, me të cilën deklarohet se refuzon të jetë deputet në përbërjen e re të Parlamentit bullgar në Sofje.

Kjo deklaratë u bë virale pas vizitës së Borisovit në manastirin Rilla, ku bisedoi me peshkopin Evlogin dhe bëri inspektim të përmirësimeve ndërtimore në rrugën drejtë Manastirit të Rilit, që ishte mbyllur për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Sipas Borisovit, edhe pse ai i ka fituar betejat e liderëve në dy rajonet më me ndikim në të cilat është zgjedhur (Sofje dhe Pllovdiv), ai nuk ka nevojë të gëzojë imunitetin e deputetit.

“GERB fitoi në zgjedhjet në 24 prej 31 rajoneve, ndërsa kundërshtarët e mi politikë në 3,2 dhe 1. Zgjedhjet mbahen me qëllim që të formohet qeveri dhe të kemi qeveri stabile, që të mund të zbatohet ajo që e thonë politikanët. Respektoni njëri – tjetrin – pas secilit politikan qëndrojnë votat e shumë njerëzve”, bëri thirrje Borisovi.

Në bllokun e mëngjesit në BNT, një deputet i njohur i GERB, Toma Bikov, njoftoi se partia e tyre është e gatshme që të propozojë pesë kandidatë për vendin e kryeministrit. Sipas Bikov, GERB tani fillon ta përcaktojë përbërjen e ekipit negociator për konsultime në Parlamentin e sapozgjedhur bullgar.