Gëzohem që mund ta përshëndes ratifikimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës, e cila jep mundësi që Shkupi së shpejti të inkuadrohet drejt NATO-s dhe hap një faqe të re në marrëdhëniet me BE-në, dhe së shpejti do të mund të fillojnë negociatat për inkuadrim, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri bullgar Bojko Borisiv.
“Përpjekjet të cilat i kemi bërë gjatë kryesimit tonë dhe pastaj, t’u ndihmojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe miqtë tanë nga Shkupi, sot japin rezultate. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim, si dhe deri më tani”, thekson Borisov.