Borisov: Do të dërgojmë veshje mbrojtëse për “vëllezërit” nga Maqedonia 

19

Sofje, 8 prill – Ne do të dërgojmë qindra veshje mbrojtëse për vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

“Shumë lehtë është të thuash vëlla, por kur sheh njerëz që vdesin, atëherë duhet të veprosh. Kam urdhëruar që sot të dërgohen qindra veshje mbrojtëse për personelin mjekësor në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë në vijën e parë të luftës”, deklaroi Borisov, transmeton BGNES, përcjell Koha.mk

Kryeministri bullgar tregoi se aktualisht nuk ka shërim për koronavirusin në botë, por që nuk ka asnjë pacient të vetëm që nuk është shëruar. “Ne kemi siguruar mjete që kanë treguar efekt në vendet e tjera”, deklaroi Borisov. (koha.mk)

Comments are closed.