Sofje, 30 janar – Kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi se vendi i tij edhe më tej synon për vendosjen e euros deri në vitin 2022 edhe krahas kundërshtimit të disa prej ndërmarrjeve vendore, të cilat druajnë për përforcimin e kontrolleve ekonomike.
Borisov në njërin prej forumeve afariste në Sofje, tha se një prej përfitimeve të mëdha nga miratimi i euros është ajo që sistemi bankar do të bëhet më i disiplinuar, përcjellë gazeta KOHA.
Si pjesë e eurozonës, bankat e mëdha në Bullgari do të gjenden nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore Evropiane dhe jo të autoriteteve kombëtare të cilat ndonjëherë mund të jenë edhe më të buta.
“Duhet ta bëjmë atë që është e drejtë, çfarëdo që të ndodh”, i porositi Borisov kundërshtarët e këtij plani.
Kryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis, i cili është i obliguar për euron, i përshëndeti planet e këtij vendi ballkanik për t’u bashkuar në zonën e euros.(koha.mk)