Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të vizitojë shtetin e Kosovës të enjten.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, transmeton KP.
“Të enjten, më 10 nëntor 2016, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta presë Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditëshe”, ka njoftuar MPJ.