Borisi nuk është si Donaldi!

0

Johnson ishte një nga protagonistët kryesorë në fushatën pro-Brexit në vitin 2016 dhe tani ka trashëguar një krizë politike që ende duket shumë larg zgjidhjes. Por përkrahësit e Johnson besojnë se optimizmi i tij e bën atë njeriun e duhur për të nxjerrë Britaninë nga hendeku i Brexit. Dhe midis atyre mbështetësve është Donald Trump

Janë bërë shumë ngjashmëri midis Johnson dhe Trump. Është një krahasim që Presidenti i Shteteve të Bashkuara duket se e pëlqen. Të martën në mbrëmje, Trump tha: “Ata po e quajnë në Britani ‘Trump’  dhe kjo është një gjë e mirë, ata më pëlqenin atje. Duke parë faktin se Johnson në të vërtetë është zgjedhur nga anëtarët e Partisë Konservatore (0.2% e popullsisë) dhe jo nga vendi në tërësi, dhe se Trump nuk është në të vërtetë shumë i pëlqyer në Britani, duket se Johnson nuk është shumë i kënaqur prej krahasimit, për një numër arsyesh. Së pari, krahasimi nuk qëndron. Ka shumë arsye për të kritikuar Johnson. Ai ka thënë gjëra tepër të diskutueshme në kolonat e gazetave dhe në platformat publike gjatë viteve: Pikat kryesore përfshijnë se gratë që mbajnë mbulesa islame duken “si kuti postare” dhe përdori terma racistë për të përshkruar njerëzit nga Komonuelthi Britanik.

Por kjo nuk shtrihet në të njëjtën lloj retorike anti-emigrantësh që dëgjojmë aq shpesh nga Trump. Ndërsa Johnson ka folur për kontrollin e imigracionit, ai është pro-imigracion, ashtu siç mund të pritet nga ish kryetari i bashkisë së Londrës, liberal, kozmopolit. Dhe është e paimagjinueshme që ai t’u thotë qytetarëve të ardhur të kthehen mbrapsht nga kanë ardhur. Johnson, si Trump, favorizon uljen e taksave për të pasurit. Por ndryshe nga Trump, ai nuk është një proteksionist.. Johnson beson se një nga përparësitë kryesore të Brexit është se ajo do të hapë ekonominë e Britanisë së Madhe në pjesën tjetër të botës. Dhe, siç mund të presim nga një ish ministër i jashtëm, Johnson është një internacionalist.

Mënyra përfundimtare dhe ndoshta më e rëndësishme ku ata të dy ndryshojnë është se Johnson duhet të bashkojë vendin e tij. Çfarëdo që mendoni për njeriun që është dhe politikën e tij, Johnson, ndryshe nga Trump, nuk mund të mbijetojë duke luajtur vetëm në bazën e tij elektorale. Nëse Johnson dëshiron të tërhiqet nga Brexit dhe pastaj të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në një komb të ndarë si Britania, ai duhet të fitojë njerëz nga i gjithë spektri politik. Duke pasur parasysh se ai e ka dashur këtë punë që kur ishte fëmijë, nuk ka shumë gjasa që Johnson të përdorë gjuhën përçarëse në mënyrën që bën Trump. Ai nuk fiton asgjë nga ajo, bile përkundrazi, humb. Kritikët e Johnson zakonisht tregojnë një poster të bërë në fushatën zyrtare pro Brexit, të cilën e udhëhoqi Johnson, duke paralajmëruar emigrimin masiv të turqve për në Britani. Posteri ishte një gënjeshtër, sepse lajmëronte se Turqia do të hynte në BE, por kjo nuk është e vërtetë. Por ama fakti se ai tregonte që në BE ka lëvizje të lirë, nuk është i pasaktë. Dhe nuk duhet të harrohet se vetë Johnson ka rrënjë turke. Cilado qoftë pikëpamja juaj për këtë, pikëpamjet e Johnson nuk janë njësoj si me murin që Trump kërkon të ndërtojë.

Një arsye tjetër pse Johnson nuk e pëlqen krahasimin me Trump është se Trump është vërtet i papëlqyeshëm në Britani të Madhe, sipas pothuajse të gjitha sondazheve. Pra, ndërsa Presidenti mund të mendojë se duke lavdëruar Borisin dhe duke e përshkruar atë si një mik, është më e larta e komplimenteve, ai mund të bëjë votuesit britanikë që tashmë janë të pakënaqur nga kryeministri i tyre i ri edhe më pak të lumtur. Brexiteers që e mbështesin Johnson besojnë se një marrëveshje tregtare me Amerikën mund të jetë mënyra më e mirë për të dëshmuar në botë se Brexit ishte një projekt suksesi. Prandaj, ideja që ai do të ketë një marrëdhënie të mirë me Presidentin, shihet në mesin e këtyre njerëzve si një gjë pozitive.

Por nuk ka absolutisht asnjë dëshmi për të sugjeruar se një marrëveshje tregtare me Amerikën do të kompensonte dëmin ekonomik që Britania e Madhe do të vuante nëse e lë BE pa një marrëveshje. Nuk ka pasur detaje se çfarë do të ishte kjo marrëveshje tregtare, as ndonjë bisedë serioze rreth faktit se Trump nuk ka gjasa të ofrojë një marrëveshje asimetrike tregtare që përlanë Mbretërinë e Bashkuar me dollarë. Pra, a është Boris Johnson Trumpi britanik? Ata kanë flokë të ngjashëm. Por asgjë më shumë. (CNN)

Comments are closed.