Boris Xhonsoni pranoi oksigjen, por nuk është në respirator

21

Londër, 7 prill – Nuk ka ndryshime në gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik Boris Xhonson, deklaruan dy burime, të afërta me shefin e Qeverisë britanike, pasi mbrëmë ai ishte dërguar në Repartin për Kujdes Intensiv në spitalin “Shën Tomas” pas përkeqësimit të simptomave nga virusi korona.

“Dauning strit” 10 informon se Xhonsoni kishte pranuar oksigjen, ndërsa ishte hospitalizuar si masë e kujdesit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, informon Bi-Bi-Si.

Por, sipas “Guardian” rrjedha e ngjarjeve ishte “e çuditshme”, e madje pyet sa a është pëshpëritur për të vërtetën pasi “Dauning strit” me kokëfortësi mohonte se është përkeqësuar gjendja e kryeministrit.

Gazeta thekson, se sipas bashkëpunëtorëve të tij, Xhonsonit i ishte përkeqësuar gjendja që të enjten në mëngjes, kur një burim anonim kishte thënë se për kryeministrin është përgatitur një shtrat në “Shën Tomas”. Një pjesë e anëtarëve të Partisë Konservatore që atëherë kishin dëgjuar zëra se Xhonsoni është hospitalizuar. Por, bashkëpunëtorët e Xhonsonit kishin mohuar se i ishte përkeqësuar shëndeti. Por, gazeta britanike thekson se pasi mbrëmë Xhonsoni ishte dërguar në Kujdes Intensiv, mohimet janë vendosur nën pikëpyetje.

“Xhonsoni (55) një javë pasi u konfirmua se është pozitiv në virusin korona kaloi në izolim në banesën në Dauning strit, përderisa e fejuara e tij shtatzënë Keri Sajmonds, e cila gjithashtu nuk ndihej mirë, ishte gjithnjë e më shumë e shqetësuar për të. Nga ana tjetër, Xhonsoni kishte tentuar që përmes video lidhjeve dhe porosive elektronike të udhëheqë me situatën në vend, por vazhdimisht ishte kollitur dhe gjendja nuk i përmirësohej.

Të enjten në mbrëmje, Dauning strit bëri të ditur se Xhonsoni të premten nuk do të kthehet në punë, siç pritej, nëse edhe më tutje ka temperaturë të lartë të trupit.

Atë mbrëmje, Xhonsoni doli para derës që tu duartrokasë punonjësve shëndetësorë, por zërat nuk ndaleshin. Megjithatë, gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik nuk u përmirësua, e kështu të shtunën në mbrëmje është dërguar urgjentisht në spital për shkak të testeve të caktuara, me këshillim të mjekëve. Dje, rreth orës 20:30 është bërë e ditur se Xhonsoni është pranuar në Repartin për Kujdes Intensiv.

Burimet të cilat informuan se Xhonsoni kishte pranuar oksigjen nuk ishin mohuar, por Dauning strit i mohoi zërat e medieve ruse se ai është vendosur në respiratorë, duke vlerësuar si dezinformata.

Mbrëmë, kryeministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Rab, i cili përkohësisht do t’i kryejë obligimet e Xhonsonit, përsëriti se kryeministri e kishte kaluar mirë natën dhe është me disponim të mirë, por Gardian vlerëson se për shkak të informacioneve të vonshme dhe të paplota mundet publiku ta humbë besimin në autoritetet.

Rab mbrëmë potencoi se Qeveria britanike do të vazhdojë t’i zbatojë planet e Xhonsonit me qëllim që të fitohet epidemia e virusit korona. Britania e Madhe nuk ka plan formal për atë se kush e ndryshon kryeministrin nëse ai nuk është në gjendje që t’i kryejë obligimet, por Dauning strit paralajmëroi se Rab i udhëheq mbledhjet qeveritare, si dhe aktivitetet tjera për të cilat është obliguar kryeministri.

Euroskeptik, bartës i shiritit të zi në karate dhe boksier amator, 46-vjeçari Rab konsiderohet si “lojal dhe i disiplinuar”. “Ai është i fuqishëm dhe mendjemprehtë. Nuk është personalitet i cili lehtë mund të frikësohet”, deklaroi ish shefi i tij, ish ministri britanik për Bregzitin, Dejvid Dejvis.

Në ndërkohë, krerët shtetërorë shprehin dëshira për shërim sa më të shpejtë të Xhonsonit.

“Dërgoj përshëndetje më të ngrohta për mikun e mirë, mik të kombit tonë, kryeministrin Boris Xhonson. Jemi shumë të pikëlluar që është dërguar në kujdes intensiv. Të gjithë amerikanët luten për të. Ai është i fuqishëm dhe i vendosur dhe nuk dorëzohet”, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.

“Dërgoj të gjithë mbështetjen time për Boris Xhonsonin, familjen e tij dhe popullatën britanike në këtë moment shumë të rëndë. I dëshiroj shumë shpejtë ta kalojë këtë përvojë të rëndë”, porositi presidenti francez Emanuel Makron.

Porosi të ngjashme dërgoi edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der lajen.

“Solidariteti im dhe dëshirat për shërim të shpejtë të kryeministri Xhonson. Këto janë ditë të vështira për vendet tona, por me fuqi dhe unitet – do të fitojmë”, shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sançez.

“Italianët janë me britanikët në këtë periudhë të rëndë. Të gjithë për një, Shëohu Boris!”, shkroi në Tuiter ministri italian i Punëve të Jashtme Luixhi di Majo.

“Mendimet e mia janë me kryeministrin. Bëhu i fuqishëm dhe shërohu shpejtë”, dëshiroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg.

Comments are closed.