Londër, 22 shkurt – Kryeministri britanik Boris Xhonsoni sot e prezantoi planin me të cilin do t’i jepet fund karantinës në Angli, duke ofruar qasje “të kujdesshme” që mos të kthehen të gjitha masat kufizuese që e tronditën ekonominë.
Midis masave që do të propozohen është edhe hapja e shkollave duke filluar nga 8 marsi edhe atë në katër faza, por ashtu që ato nuk do të fillojnë me punë para 21 qershorit.
“Rreziku ende është i pranishëm, por mundemi të ndërmarrim hapa për shkak të suksesit së shëndetësisë sonë e cila vaksinoi më shumë se 17,5 milionë njerëz në mbarë Britaninë e Madhe”, tha Xhonsoni.
Sa i përket Skocisë, Uellsi dhe Irlanda Veriore, të cilat janë pjesë e Britanisë së Madhe, u mbetet autoriteteve lokale të konfirmojnë si dhe kur t’i zbusin masat kufizuese.
Britanikët të cilët mund të punojnë nga shtëpia do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa qeveria nuk i përcaktoi rregullat për distancë fizike dhe përdorim të maskave në punë”, shtoi Xhonsoni.