Londër, 8 prill – Ish shefi i diplomacisë britanike Boris Xhonson në një tekst autorial që e publikoi në numrin e sotëm në “Dejli Telegraf” citon se Britania e Madhe nuk duhet që të pajtohet me doganë të përhershme me BE-në.
Sipas Xhonsonit, vendosja e unionit doganor midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, siç propozoi lideri i opozitës britanike Partisë Laburiste, Xheremi Korbin, do ta “robëronte” vendin.
“Nuk duhet që të pajtohemi që të jemi anëtare e BE-së pa të drejtë vote, mbi bazën e kapitullimit që e propozoi Xheremi Korbin. Kjo nuk mundet, nuk duhet dhe s’ka për të ndodhur”, citon Xhonson në tekstin autorial.
Ky qëndrim i Xhonsonit vjen në një kohë të spekulimeve të shpeshta se Qeveria e kryeministres britanike Tereza Mej do të mund t’i propozojë vendosjen e unionit doganor midis Britanisë së Madhe dhe BE-së pas Bregzitit, me qëllim që të krijohet përkrahje nga laburistët opozitarë për miratimin e Marrëveshje por daljen britanike nga Unioni nga ana e Parlamentit në Londër.
Mej po përpiqet që të sigurojë miratim në Dhomën e Poshtme të Parlamentit në Marrëveshjen që qeveria e saj e ka arritur me Brukselin, vjet në nëntor, me qëllim që të shmangë Bregzitin pa marrëveshje më 12 prill.