Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian, siç edhe është parashikuar, më 29 mars, pasi që Londra dhe Brukseli do të arrijnë marrëveshje “5 në 12”, deklaroi sot ish-shefi i diplomacisë britanike dhe njëri ndër mbështetësit më të fuqishëm të Brekzitit, Boris Xhonson.
Duke u përqendruar në votimin e sotëm në Parlamentin britanik për miratim të vendimit për Brekzit pa marrëveshje, Xhonson deklaroi se ky opsion do të mbetet në lojë madje edhe të mos marrë mbështetje nga deputetët.
“Është e mundur që Parlamenti simbolikisht të votojë se nuk dëshiron marrëveshje, pas së cilës Mbretëria e Bashkuar në bazë të Ligjit do ta braktisë BE-në më 29 mars”, deklaroi Xhonson për radion El-Bi-Si. (koha.mk)