Zyrtari britanik Lord MacDonald, ka thënë se nëse Boris Johnson nuk do të jetë korrekt në shtyrjen e Brexit, do të nxisë Gjykatën që të japë urdhrin për arrestimin e kryeministrit
“Nëse kundërshton të të vonojë Brexitin, kryeministri britanik, Boris Johnson mund të shkojë në burg”-është shprehur ish-prokurori, Lord MacDonald. Kjo vjen pasi vetë Kryeministri Johnson ka deklaruar se nuk është dakord me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti miratoi një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë. Zyrtari britanik Lord MacDonald, ka thënë se nëse Boris Johnson nuk do të jetë korrekt në shtyrjen e Brexit, do të nxisë Gjykatën që të japë urdhrin për arrestimin e kryeministrit. “Një refuzim përballë kësaj do të ishte përçmim ndaj Gjykatës dhe kjo mund ta çonte atë person në burg”, u shpreh ai. Së bashku me ish-Prokurorin e lartë, me këtë çështje është dakord edhe Dominic Grieve, i cili tha se nëse Boris Johnson pranon të zbatojë ligjin ai do të “dërgohet në burg për përbuzje”.
Pra shumë përfaqësues të lartë në qeverinë britanike, janë pro urdhrit për burgosjen e Boris Johnosn nëse ky i fundit vonon shtyrjen e Brexit. Nga ana tjetër Ministrja e Punës dhe Pensioneve ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Johnson pasi janë përhapur fjalët se Johnson do të shkojë në burg nëse nuk zbaton ligjin e Parlamentit për shtyrjen e Brexitit.
Në ndërkohë, Qeveria franceze ka kërcënuar se do ta përdorë veton ndaj shtyrjes së Brexit-it për shkak të mungesës shqetësuese të përparimit në bisedimet e fundit për këtë çështje. Diplomatët e Bashkimit Evropian u shfaqën të zemëruar me lëvizjet e qeverisë britanike. Në shenjë pakënaqësie me situatën e Brexit-it dhe bisedimet e Brukselit për çështjen e kufirit me Irlandën, ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, e vuri në pah mungesën e propozimeve reale nga ana e qeverisë britanike lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Kjo është shumë shqetësuese. Britanikët duhet të na tregojnë se çfarë dëshirojnë”, tha Le Drian. I pyetur për mundësinë e shtyrjes së Brexit-it përtej datës 31 tetor, kryediplomati francez tha se durimi i Bashkimit Evropian është duke u venitur. “Nuk do ta bëjmë këtë gjë çdo tre muaj”, shtoi ai.
Qeveria britanike ka thënë se dëshiron ta shmangë kontrollin kufitar me Irlandën, gjë që do ta mbante Britaninë pjesë të unionit të doganave dhe Irlandën Veriore pjesë të një tregu të përbashkët.
Komentet e ministrit të jashtëm francez duket se janë konfirmim publik se bisedimet në Bruksel nuk kanë substancë. Bashkimi Evropian ka thënë se shtyrja e dytë e Brexit-it do të arsyetohej vetëm me mbajtjen e referendumit të ri ose mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan “The Guardian”.