Boris Johnson fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është fshehur në një frigorifer për të shmangur intervistat e gazetarëve të programit  ITV1 show.

Për të mos u përballur me reporterët, Johnson, siç u tha, kishte hyrë në një dhomë të lëvizshme frigoriferike ndërsa ndodhej në Pudsey, West Yorkshire ku po ndihmonte në shpërndarjen e qumështit.

Ai kishte qëndruar në frigorifer për disa minuta. Burime nga partia e tij megjithatë i hodhën poshtë këto pretendime të moderatorit të njohur Morgan, duke thënë se shefi i ekzekutivit nuk ishte fshehur, dhe se po konsultohej me këshilltarët e tij për intervistat e planifikuara.

Zgjedhjet në Britani të Madhe mbahen këtë të enjte.