Bruksel, 5 shkurt – Shefi i diplomacisë evropiane Zhosep Borell, vlerësoi se një propozim për metodologji të modifikuar për procesin e pranimit do të rivendoste besimin dhe do të shpejtonte procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, shkroi Borell në Tuiter.
Ai vlerësoi se qëllimi i propozimit të Komisionit Evropian është të që hapë rrugë për besim të ndërsjellë mes BE-së dhe rajonit dhe për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm dhe efikas.
“Shpërblimet do të vijnë më shpejtë për përkushtimet që do t’i bëjnë partnerët tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, përfundoi Borell.(koha.mk)