Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, i bëri thirrje Rusisë që t’i zhbllokojë portet e Ukrainës dhe vlerësoi se bllokada ruse e eksportit të miliona tonëve drithë ukrainase është një lloj “krimi lufte”.
“I bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokojë portet e Ukrainës. Është e paimagjinueshme, askush nuk mund të imagjinojë se miliona tonë drithë u bllokuan në Ukrainë, përderisa pjesa tjetër e botës po vuan nga uria”, deklaroi Borell para gazetarëve pas mbërritjes në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.
Mediat britanike e transmetojnë vlerësimin e tij se ky është një “krim i vërtetë lufte”.