Bruksel, 22 shkurt – Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borel, konfirmoi se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja kundër shtetasve rus për shkak të dënimit me burg për Aleksej Navalnit, dhe porositi se Rusia shndërrohet në shtet autoritar.
Pas takimit të sotëm ministror për punë të jashtme të BE-së, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borel deklaroi se “Rusia gjithnjë e më shumë shkon drejt shtetit autoritar”.
“Ajo na jep sinjale të qarta se nuk është e interesuar për bashkëpunim me BE-në, përkundrazi duket se krijon konflikt”, tha Borel dhe shtoi se në mledhjen e sotme me ministrat është arritur vendim i njëzëshëm të vendosen sanksione kundër personave përgjegjës për dënimin me burg dhe frikësimin e opozitarit Aleksej Navallni.
Borel shfaqi shpresë se në afat prej një jave më së shumti këto sanksione do të jenë në fuqi, aq sa është e nevojshme për procedurën administrative për miratim në BE.
Shefi i diplomacisë së BE-së sqaroi se në mbledhjen e sotme është vendosur të punohet sipas tre pikave kryesore me Moskën: njëra është hedhja poshtë e prishjes së të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në Rusi, e dyta është të parandalohet Rusia e cila kryen presion ndaj BE-së përmes sajber sulmeve dhe dezinformatave, dhe përfundimisht, e treta është angazhimi në fusha ku BE-ja dhe Rusia kanë interesa të përbashkëta.
“Duhet më shumë mbështetje për ato në Rusi të cilët janë përkushtuar për liritë politike dhe qytetare dhe duhet të definojmë mënyra të funksionimit që të shmangim përleshje të përhershme me fqiun i cili ka vendosur të sillet si armik”, deklaroi Josep Borel.
I pyetur për vizitën e tij kontraverse në Moskë në fillim të këtij muaji, përfaqësuesi i lartë porositi se kritikat nuk janë themeluar dhe se sot ka marrë mbështetje të tërësishme nga të gjitha vendet anëtare për punën e tij.
Duke u kthyer në dëgjimin në Parlamentin Evropian pas vizitës së tij në Rusi, Borel deklaroi se bëhet fjalë për dhjetë për qind të eurodeputetëve të cilët kërkojnë dorëheqje të tij dhe kërkoi të lihen punët në perspektivë.