Bruksel, 25 janar – Ministri i Punëve të Jashtme të BE-së, Zhozep Borel deklaroi se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, ai pret “bashkëpunim shumë më të mirë me SHBA-në se sa që ishte në të kaluarën”.
Në takimin e sotëm të Këshillit të Këshillit të BE-së, me të cilin kryesoi Boreli, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së biseduan edhe për marrëdhëniet me SHBA-në dhe punën të cilën do ta kenë për çështjet globale “kyçe dhe më urgjente”.
“Ministrat janë të gatshëm për fillim të ri”, tha Boreli.
Ai në bllogun e tij të dielën shfaqi pritje se bashkëpunimi i ardhshëm mes BE-së dhe SHBA-së do të sjellë rezultate në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.