Shkup, 24 shkurt – Ministri evropian për punë të jashtme, Zhosep Borel deklaroi se Bashkimi Evropian nuk po shtiret se e dëshiron Ballkanin Perëndimorë në kufijtë e saj, por që vendet e rajonit duhet ti përfundojnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe të zbatojnë reformat.
Në konferencën online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, si prioritete në reformat e vendeve nga Ballkani Perëndimorë i potencoi gjyqësinë e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.
Borel tha se perspektiva evropiane mbetet motor për reforma në vendet e rajonit dhe se nuk është e drejtë që të thuhet se BE vetëm flet dhe nuk vepron kur bëhet fjalë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimorë.
“Do të fillojmë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I vazhdojmë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak dhe mendoj se e vendosëm atë dialog në rrugën e duhur”, deklaroi Borel./KOHA