Bruksel, 19 tetor – Shefi i diplomacisë të BE-së Zhozep Borel sot kumtoi se ai është negativ në koronavirus dhe se do të dalë nga vetë-izolimi.
Ai ka qenë në izolim që nga 13 tetori pas informacionit se një anëtar i delegacionit të BE-së me të cilin udhëtoi në Etiopi javën e kaluar ishte pozitiv për Kovid-19.
“Kanë kaluar shtatë ditë që kur isha në kontakt të fundit me një person pozitiv dhe testi që bëra dje ishte negativ”, tha Borell.
Ai vazhdoi karantinën e tij pas informacionit që ministri i Jashtëm belg Sofi Vilems dhe ministri i Jashtëm austriak Aleksander Shalenberg, të cilët morën pjesë në takimin e Këshillit të BE-së të kryesuar nga Borrell të hënën e kaluar, ishin pozitivë në koronavirusin.