Bruksel, 7 tetor – Shefi i emëruar i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borel paraqitjen e tij të parë para Parlamentit Evropian e ka filluar me Ballkanin Perëndimor.
“Me fillim dua të shpreh qëllimin tim të angazhohem në reformat dhe proceset e integrimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Borel.
Ai ka shtuar se nëse konfirmohet në atë funksion, përveç në Ballkanin Perëndimor do të fokusohet edhe në mbështetjen e integritetit territorial në Ukrainë, zhvillim të mëtejmë të strategjisë për Afrikë dhe Azi, forcim të marrëdhënieve me Amerikën Latine dhe rinovim të marrëdhënieve transatlantike me SHBA-të.
Para se të konfirmohet funksioni shef i diplomacisë së BE-së dhe nënkryetar të Euro-komisionit, Borel do të duhet të kalojë dëgjimin para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve që i referohen njohurive të saj dhe aftësisë të udhëheq politikën e jashtme të Unionit.
“BE e ka kombinimin më të mirë në botë e cila nënkupton liri politike, prosperitet dhe kohezion social”, ka thënë Borel.(koha.mk)