Bled, 2 shtator – Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme Zhozel Borel deklaroi se jetojmë në botë multipolare në të cilën dominojnë dy forcat e mëdha – SHBA-ja dhe Kina dhe se Evropa duhet të vendoset si forcë e tretë.
Ai në Forumin Strategjik në Bled theksoi se për botë më stabile nevojitet edhe forca e tretë botërore dhe se e vetmja me kapacitet, dituri dhe forcë është Evropa.
Megjithatë, shtoi ai, kjo është e mundur vetëm nëse kemi Evropë të bashkuar, që, siç thotë, për momentin nuk është.
Borel, i cili ishte emëruar si shef i diplomacisë evropiane, theksoi se jetojmë në një botë globale dhe se BE-ja mund të mbijetojë në të.
“Deri më tani nuk ishim në gjendje që arenës botërore t’i japim një lojtar botëror”, bëri të ditur Borel.
Në pyetjen për marrëdhënien BE-Turqi, ai tha se është e rëndësishme jo vetëm për zgjerimin e Unionit, por edhe që anëtaret të jenë të bashkuara.
“Rregulla më herët ishte – sa më shumë që jemi aq më të të fuqishëm jemi, por u tregua se nuk është kështu, por se ka nevojë për kohezion dhe mirëkuptim të përbashkët në botë”, sqaroi Borel, duke shtuar se BE-ja mund të jetë model për ndarje të suksesshme të sovranitetit, por edhe kapaciteteve.