Bruksel, 2 dhjetor – Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian Zhozep Borel sot deklaroi se BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor, por i paralajmëroi vendet e rajonit se mund të përparojnë drejtë anëtarësimit vetëm nëse janë të bashkuar në gjetjen e bazave të përbashkëta.
Borel në një video-porosi me rastin e debatit në këshillin e jashtëm politik të Parlamentit Evropian për situatën në Ballkanin Perëndimor me rastin e 25 vjetorit nga marrëveshja e Dejtonit, tha se Marrëveshja është e rëndësishme për të gjithë Evropën.
“Me rastin e 25 vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes të Dejtonit vendet e rajonit në mënyrë vendimtare i përmbahen, secila me shpejtësinë e saj drejtë BE-së”, tha Borel.
Ai krahas obligimeve reformuese të nevojshme për progresin në rrugën drejtë eurointegrimve Borel insiston edhe për paqe në rajon.
“Pajtimi kërkon vullnet, angazhime dhe mirëkuptim. Kjo është porosi për BeH, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën”, theksoi Borel.