Gjatë 24 orëve të kaluara reshje të borës dhe shiut janë vërejtur në Prilep, Dibër, Topollçan, Krushevë, Pretor, Pozharan, manastir, Ohër, Mavrovë dhe Llazaropole. Shtresë e dëborës është formuar në krushevë prej tetë centimetra, Mavrovë 9 dhe llazaropole 11 centimetra. Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë të fuqishme veriore e cila përkohësisht nëpër male do të jetë me shpejtësi rreth 100 km/h. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë nga -2 deri në 6 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me erë të fuqishme veriore dhe me kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë deri në rreth 3 gradë Celsius. Mëngjesin e sotëm temperaturat lëviznin nga -9 në llazaropole, -7 Mavrovë,m -6 Pretor, -5 Krushevë dhe Prilep, -4 Manastir dhe Ohër, -3 Dibër, -2 Topollçan, Kriva Pallankë, Gjurishte, Berovë dhe Pozharan, -14 Shkup Petrovec, Tetovë dhe Demir kapi, 0 Kumanovë, Shtip, Vinicë dhe Strumicë, 2 Shkup-Zajçev Rid, 4 Dojran, deri në 6 gradë në Gjevgjeli. Edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë, me erë dhe me reshje të dobëta të borës dhe do të fryejë erë e fuqishme veriore. Temperatura e ditës në disa vende do të mbetet në intervale negative. Nga e premtja do të pasojë kthjellim gradual dhe rënie e konsiderueshme e temperaturave të mëngjesit. Gjatë uikendit moti do të jetë me diell, ndërsa gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me tempraturë nën minus 10 gradë Celsius.