Zagreb, 19 mars – Në prag të pranverës, në qytetin kroat Gorski Kotar ka rënë borë, rrugët në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa bregdeti është përfshirë nga stuhia.
Borë ka në disa vise më të ulëta, si edhe në periudhën e dimrit.
Në pjesën më të madhe të rrugëve në Gorski Kotar dhe Lika është ndaluar qarkullimi për kamionët dhe për automjete që nuk kanë pajisje dimërore.