Tetovë, 17 prill – Borë prej disa centimetrash ka rënë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë. Përveç se në majat e Malit Sharr, të hënën me borë kanë qenë të mbuluara edhe majat e Malit të Thatë. Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike nga e mërkura dhe natën e së enjtes pritet valë e re e të ftohtit, e cila do të jetë e shoqëruar me frymë të fuqishme dhe dëborë në vendet malore, sidomos në veri të Maqedonisë.