Mëngjesin e sotëm, banorët e rreth 200 000 shtëpive janë gdhirë pa energji elektrike pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiu të cilat kanë përfshirë zona të shumta njofton ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike.
”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’, saktësoi ENEDIS në një komunikatë të shkurtër për shtypin.
Kompania njoftoi se ekipet tona janë të mobilizuara në terren për të sjellë energjinë elektrike sa më shpejt.
”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, sqaroi për median një zëdhënëse e kompanisë.
Ces automobilistes sont toujours bloqués par la neige ce matin sur la RN88, entre la Loire et la Haute-Loire pic.twitter.com/DVAK1QG3Zq
— BFMTV (@BFMTV) October 30, 2018