Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet rrjedhimisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës po vërehen në qafën malore Bukovë. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 40 deri në 50 metra ka në akset rrugore fshati Lisec – Kodra e Diellit dhe Bunec – Hanet e Mavrovës, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.
Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapur për komunikacion. LAMM paralajmëron se në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Apelohet vozitje e kujdesshme dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet në rrugë.