Shkup, 6 shkurt– Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende në rrugë të lagështa, ndërsa borë e dobët po bie në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, në akset rrugore Kriva Pallankë-VK Deve Bair dhe Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, informojnë nga LAMM.
Në raportin e orës 18 të LAMM informojnë se mbetet ndalesa për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Mavrovë -Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, raporton gazeta KOHA.
Viadukt Trejd njoftojnë se sot dhe nesër do të fillohet me realizimin e aktiviteteve ndërtimore në Rrugën eksprese A3, seksioni Veles-Kadrifakovo (në afërsi të udhëkryqit Ovçe Pole) me çka do të ndryshohet regjimi i punës në komunikacion në bazë të Lejes për regjim kohor në komunikacion dhe sipas Projektit themelor të komunikacionit për regjimin e komunikacionit gjatë vendosjes së unazave të një pjese të rrugëve shtetërore në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, theksohet në kumtesën e LAMM.(koha.mk)