Shkup, 13 dhjetor – Komunikacioni nëpër rrugë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë e dobët, që nuk mbahet në rrugë, bie në Manastir, Resnje, Kërçovë, Makedonski Bdor, Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavato dhe Presekë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
Prej 15 nëntor, hyri në fuqi obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete. Ky obligim do të vlejë deri më 15 mars të vitit 2019.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku shënohet paraqitje e mjegullës në mëngjes dhe gjithashtu është rritur edhe mundësia nga paraqitja e rrëshqitjeve të dheut. Në vendet me hije rrugët në disa vende janë të lagështa dhe për shkak të temperaturave të ulëta karakteristike për orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit ekziston mundësi edhe nga paraqitja e ngricave., kumtoi LAMM