E vendosur m’u pas portës kryesore të kampit të përqendrimit në Aushvic, gjendej një prej tmerreve më pak të njohura të Luftës së Dytë Botërore – një bordello për të burgosurit. Rreth 76 vjet më parë, monstra e Gestapos, Hajnrish Himel urdhëroi ngritjen e bordellove nëpër kampet e përqendrimit në Evropën e pushtuar nga nazistët. Qëllimi i planit ogurzi ishte që të nxitej produktiviteti i të burgosurve duke u ofruar një sistem bonusi: nëse punonin fort, do shpërbleheshin me një vizitë në bordellon e kampit. “Shtëpitë e kukullave” nisën të ngrihen në vitin 1942, fillimisht në kampin e Mat’hauzenit. Në total ishin dhjetë bordello. Një prej më të mëdhave ishte në Aushvic, aty ku mendohet se janë vrarë 1.1 milionë njerëz. Planin e vuri në zbatim doktor Zigfrid Shvela. Ai urdhëroi që të sigurohej që meshkujt e femrat të ishin të pastër, gratë të sterilizuara dhe të përdorej vetëm stili i misionarit. Rregullat ishin strikte: gjermanët mund të vizitonin gjermanet, sllavët duhet të vizitonin sllavet. Hebrenjtë ishin të përjashtuar. Shvela u vra, por plani i tij u vu në zbatim. Në total femrat bënin seks me 6 deri në 8 meshkuj mesatarisht në një ditë. Ato ishin kryesisht tek të 20-tat. Përpara se të merrnin përsipër ‘detyrën’, i nënshtroheshin një kontrolli poshtërues dhe u vendosej krem dezinfektues në organin gjenital. Rojet e mbikëqyrnin të gjithë procesin përmes disa vrimave, ku siguroheshin që të përdorej vetëm stili i misionarit. Femrat shpesh bëheshin pjesë e bordellove për një copë bukë më shumë. Kurse ushtarët, edhe pse nuk duhej të përdornin këto bordello, bënin të tyren, duke abuzuar me femrat që ishin aty. Bordellot u mbyllën në fund të luftës.