Shkup, 25 janar – Reshjet e borës e vështirësojnë komunikacionin rrugor, i cili zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të borës, ndërsa në një pjesë të rrugëve me ndalesa për kamion dhe dukshmëri të zvogëluar. Në aeroportin ndërkombëtar Shkup realizohen fluturimet dhe aterrimet e parapara.
Reshje të borës ka në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, preskë dhe Zheleznec. Për shkak paraqitjes së mjegullës dukshmëria është zvogëluar prej 50 deri 100 metra në Stracin dhe në qafën malore Bukovë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Nga ora 07:35 sot në mëngjes është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.
Në fuqi është ndalesa për kamion e vendosur mbrëmë për shkak reshjeve të mëdha të borës në aksin rrugorë Dibër- Hanet e Mavrovës dhe e kundërta dhe përmes qafës malore Strazhë.