Shkup, 19 nëntor – Për shkak të motit relativisht të ngrohtë dhe temperaturat pozitive të ajrit, pritet shkrirje e borës e cila ra gjatë ditës dhe natës së kaluar në vende më të ulëta prej 1.500 metra lartësi mbidetare me çka do të rritet niveli i ujit në shtretërit e lumenjve dhe përrenjtë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Momentalisht mesatarja e ujërave në lumenj, shtojnë ata është nën mesataren apo rreth mesatares për këtë periudhë të vitit.
“Pritet rritja e nivelit të ujërave në pjesën perëndimore të vendit, si dhe në pjesën e sipërme të pellgut të Vardarit. Te lumenjtë më të vegjël dhe përrenjtë e mundur është rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit, derisa te lumenjtë e mëdhenj, përveç rritjes së nivelit të ujit nuk pritet dalje e ujërave nga shtretërit”, thonë nga DPHM dhe rekomandojnë në vozitje të kujdesshme përskaj lumenjve dhe përrenjve gjatë ditës së nesërme.
Siç informuan më herët nga DPHM, nën ndikimin e valës së ngrohtë të lagësht, prej sot deri në fund të ditës si dhe gjatë ditës së nesërme në pjesët perëndimore, pastaj në pjesë tjera të vendit do të ketë reshje të shiut ku në pjesët perëndimore pritet të jenë më fleksibile dhe lokalisht të bie mbi 40 litra metër katror.