Kabul, 31 janar – Të paktën 47 persona vdiqën gjatë tre javëve të fundit si pasojë e të ftohtit dhe borës së rrëmbyeshme në provincën afgane Xhuzxhan. “Të reshurat sollën kufizim të qasjes deri te institucionet shëndetësore dhe mbylljen e rrugëve”, deklaroi Rahmatulla Hashir, guvernator i qarkut Darzab. “Dhjetë gra kanë lindur foshnje të vdekura, sepse nuk kanë pasur qasje deri te institucionet shëndetësore gjatë javëve të fundit”, theksoi Hashir. Ai citoi se dy fëmijë kanë vdekur, pasi janë ngujuar nga orteku. Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës deklaroi se autoritetet mundohen ta japin ndihmën e nevojshme për të pësuarit nga moti i ftohtë.