Vjollca SADIKU, Dibër
Dibër, 1 prill – Reshjet e borës të cilat filluan gjatë natës, sot në qytetin e Dibrës kanë arritur një lartësi prej afro 40 centimetra, kurse në fshatrat malore trashësia e borës arrin mbi 50 centimetra. Bora shkaktoi probleme të shumta në komunikacion si në qytet – ashtu edhe në akset rrugore që lidhin Dibrën me Mavrovën dhe Strugën. Bora shkaktoi probleme edhe në komunikacionin që ka Dibra me Komunën Qendër Zhupë.
Qysh në orët e mëngjesit, rrugët e Dibrës filluan të pastrohen nga kompania që ka sigurura komuna Dibër për pastrimin e borës. Por, aktualisht janë pastruar vetëm rrugët kryesore dhe në pjesën e vjetër të qytetit. Puntorët e ndërmarrjes komunale “Standardi” pastrojnë trotuaret në rrugët kryesore “8 shtatori” dhe “Vllazërim-Bashkimi”. Situata ka krijuar probleme të shumta në komunikacionin lokal. Deri në këtë moment asnjë rrugë që lidhë Dibrën me fshatrat nuk është pastruar. Koometentët thonë se pritet aktivitetet në këtë drejtim gjatë ditës. Në bisedën telefonike që patëm me banorët e fshatrave Mogorçë dhe Kosovrast, u infomuam se rrugët lokale janë të bllokuara.
Ndërmarrja shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” pastron nga borat rrugën që lidhin Dibrën me Strugën dhe Mavrovën. Informacionet nga kjo nërmarje publike thonë se rrugët pastrohen në kontinuitet, por ka ndalesë për automjetet e rënda në aksin rrugor Dibër-Mavrovë. (koha.mk)