Jose Mourinho do të përfitojë 2 milionë funte nëse arrin ta kualifikojë Tottenhamin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, shkruan “The Sun”. Trajneri portugez befasoi kur zëvendësoi Mauricio Pochettinon si menaxher i Spurs në nëntor. Ai mori skuadrën 11 pikë larg katër pozitave të para në Premierligë. Por, marrë parasysh vështirësitë në arritjen e objektivit, një bonus është përfshirë në kontratën e Mourinhos.
Andaj, 2 milionë funte është pagesa shtesë për Mourinhon nëse Tottenham arrin të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Tottenham është aktualisht 9 pikë prapa Chelseat, në pozitën e katërt në Premierligë.